Lajme

“Këto ishin 4 arsyet kryesore pse dështoi PSD, e para mënyra e largimit nga VV…”

Kandidatja për deputete nga Partia Socialdemokrate, Natyra Kuçi në emisionin “Blic Intervieë” me Astrit Gashi, që transmetohet në Klan Kosova e që është prodhim i Gazeta Blic, ka numëruar arsyet e dështimit të PSD-së në zgjedhjet e 6 tetorit.



Ajo ka theksuar se janë katër arsye kryesore pse dështoi partia e saj.

“E para, mënyra se si e kemi bërë daljen nga Lëvizja Vetëvendosje”, ka theksuar Kuçi në këtë intervistë, raporton Gazeta Blic. “Mënyra se nuk duhet ta themi atë që e mendojmë për Lëvizjen Vetëvendosje, sepse kemi qenë aty e shumë arsye tjera”, tha ajo.

Loading...

Kuçi thotë se PSD e humbi betejën me daljen nga Lëvizja Vetëvendosje.

Si arsye të dytë, Kuçi e përmend propagandën e Lëvizjes Vetëvendosje kundër PSD-së.


Kandidatja për deputete nga PSD, Natyra Kuçi si arsye të tretë të humbjes së PSD-së e përmend afriin me AAK-në.

“ Dhe arsyeja e fundit pse humbëm në zgjedhje, është koalicioni me AAK-në”, ka theksuar Kuçi, raporton Gazeta Blic.

Loading...