Lajme

Këtij shteti ballkanik, SHBA ia hoqi vizat

Që nga sot, qytetarët kroatë mund të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara pa vizë duke u regjistruar në Sistemin Elektronik të Autorizimit të Udhëtimit (ESTA) për udhëtime turistike dhe biznesi që zgjasin 90 ditë.

Lajmin e ka bërë të ditur sot Ambasada Amerikane në faqen e saj në Facebook.

Por çfarë saktësisht do të thotë kjo?

Nëse po planifikoni të udhëtoni në Shtetet e Bashkuara për biznes ose kohë të lirë, duhet të plotësoni formularin e aplikimit ESTA.

Aplikimet përmes ESTA mund të dorëzohen në çdo kohë përpara udhëtimit, por Departamenti i Sigurisë Kombëtare rekomandon që pasagjerët të dorëzojnë aplikacionin sa më shpejt të jetë e mundur, dhe të paktën 72 orë para udhëtimit, sipas një deklarate nga Ambasada Amerikane.

Qytetarëve kroatë nuk u kërkohet të paraqesin një plan specifik udhëtimi përpara se të aplikojnë përmes ESTA. Kërkesat ESTA janë përgjithësisht të vlefshme për dy vjet.

Pasagjerët me viza të vlefshme B1/B2 duhet të vazhdojnë të përdorin vizën e tyre për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara, sipas një deklarate nga Ambasada Amerikane në Zagreb.

A ju garanton ESTA hyrjen në SHBA?

Jo, mund t’ju refuzohet hyrja në Shtetet e Bashkuara pavarësisht se ju është dhënë ESTA.

Pa marrë parasysh se dikush regjistrohet dhe e kalon kontrollin, kjo nuk do të thotë se do të hyjë në SHBA sepse vendimi përfundimtar i takon zyrtarit kufitar. Pra, pas kontrollit të dokumenteve, roja kufitare mund t’ju refuzojë hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Por kjo ndodh në raste shumë të rralla.

Po sikur të punoni apo studioni në SHBA?

ESTA është e vlefshme për udhëtime të shkurtra dhe të biznesit që zgjasin më pak se 90 ditë. Të gjitha udhëtimet e tjera, puna, studimi ose qëndrimi më i gjatë se 90 ditë ende kërkojnë vizë.

Sa kushton ESTA?

ESTA kushton 14 dollarë, ndërsa aplikimi për vizë kushton 160 dollarë.

Po sikur të keni një vizë të vlefshme?

Çdo person që ka një vizë të vlefshme mund të vazhdojë ta përdorë atë.

A mund të zgjatet qëndrimi?

Jo, ESTA lejon një qëndrim deri në një maksimum prej 90 ditësh. Asnjë zgjatje.

Po sikur tashmë ju është refuzuar viza ose keni pasur probleme për të hyrë në Shtetet e Bashkuara?

Një aplikues në ESTA, të cilit tashmë i është refuzuar viza ose është dënuar, nuk do t’i jepet një autorizim udhëtimi.

Hyrja në Amerikë pa vizë nuk do të thotë heqjen e taksimit të dyfishtë, e cila është aq e rëndësishme për biznesmenët kroatë. /Telegrafi/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?