Lajme

Këtë ditë do këtë destabilizim të fuqishëm i motit!

Bllokada anticiklonike mbi rajonin tonë do të zgjasë deri të enjtën, kur pritet të kemi depërtimin e një fronti të ftohtë të fuqishëm ajror nga veriu dhe perëndimi i Kontinentin Evropian.

Si pasojë e depërtimit të këtij fronti në Detin Adriatik dhe Jon do të krijohet një ciklon i fuqishëm i cili do të na sjellë reshje të dendura atmosferike. Priten edhe rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Reshjet do të përfshijnë Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedonië Veriore poashtu. Gjithashtu nga e enjta do të kemi edhe ulje të konsiderueshme të temperaturave dhe nuk përjashtohet mundësia që të kemi reshjet e para të debores në viset më të larta malore.

Pra, deri të enjtën mot veror, i nxehtë dhe me diell, të enjtën pritet destabilizim i fuqishëm i motit, me reshje lokale të dendura shiu, vende-vende priten edhe rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë dhe priten edhe ulje të theksuara të temperaturave. Reshjet e herëpashershme priten edhe të premtën, vende-vende intensive.

Pasiqë në pyetje janë 4-5 ditë ende mund të ketë ndonjë ndryshim në parashikim dhe nëse kjo ndodhë ne do tju lajmërojmë menjëherë, por një është e sigurt se do të kemi ciklon dhe ulje të theksuara të temperaturave të enjtën dhe të premtën por ajo çka mund të ndryshojë është sasia e reshjeve./Meteoballkan


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?