Lajme

Këta pesë deputetë jashtë VV’së e konfirmojnë votën për Qeverinë Kurti!

Pesë deputetë të mundshëm nga partitë e komuniteteve në Kosovë, kanë konfirmuar për Telegrafin se do të votojnë pro qeverisë të udhëhequr nga Albin Kurti.

Partia turke, KDTP me dy përfaqësues si dhe deputetët tjerë të mundshëm do ta përkrahin formimin e Qeverisë Kurti 2.

Fikrim Damka nga Partia Demokratike Turke në Kosovës, ka thënë se ata do të kenë takim me Kurtin para formimit të Qeverisë, megjithëse ka shtuar se gjithmonë kanë qenë pro formimit të institucioneve të Kosovës gjatë këtyre viteve.

Edhe Emilija Rexhepi, përfaqësuese e NDS-së, veç ka deklaruar se do ta votojë Qeverinë Kurti.

Se do të votoj pro, e ka konfirmuar edhe Danush Ademi nga Partia Demokratike e Ashkalinjëve të Kosovës.

Ai ka thënë se kërkesat e tyre nuk do të jenë të veçanta, vetëm për komunitetin e tyre, po do të kërkojnë vetëm që të gjendet një zgjidhje familjet që janë pa strehë nga ky komunitet në Kosovë.

“Unë do ta përkrahi Qeverinë. Presim ndryshime nga kjo Qeveri”, ka thënë Ademi.

Edhe përfaqësuesi i IRDK-së, Elbert Krasniqi po ashtu ka deklaruar për bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje dhe se do ta votojë Qeverinë Kurti.

Ai tha se kërkesat e tyre si egjiptian janë përmirësimi i kushteve të jetesës për komunitetin e tyre, si ne arsim, punësim e banim.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?