E mërkurë, 27 Maj, 2020
Lajme

Këta janë sekretarët e përgjithshëm që do të dalin në listën tepricë

Qeveria e Kosovës i ka lënë në pozitat tepricë disa sekretarë të ministrive të ndryshme, pasi këto janë prekur nga vendimi i koalicionit LVV-LDK, për të zvogëluar numrin e ministrive.



Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka thënë se sekretarët e ministrive të prekur nga riorganizimi do të kalojnë në listën tepricë si dhe do të trajtohen sipas ligjeve në fuqi.

Këta janë sekretarët e ministrive të prekur nga vendimi i sotëm i qeverisë:

Fitim Sadiku – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës,

Veton Firizi – Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit,



Naim Baftiu- Ministria e Financave dhe Transfereve,

Lulzim Ejupi – Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike,

Burim Rreci – Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike dhe



Betim Reçica – Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit.

Teksa, më tutje kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se për sekretarët e përgjithshëm që janë prekur nga ky vendim do të shqyrtohet mundësia e ricaktimit në pozitat ekuivalente./Gazeta Sinjali/

LEXO EDHE:
Diku në Kosovë ‘shpërthen’ një dasmë pas heqjes së kufizimeve të pandemisë