Lajme

Këta janë drejtorët e rinj të Prishtinës dhe nënkryetari

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka emëruar drejtorët e ri në komunë, ku ndër ta ka emra të njohur që kanë pasur edhe më herët poste të larta në institucionet publike, shkruan Gazeta Metro.

Në një postim në Facebook, Përparim Rama ka njoftuar se cili do të jetë ekipi i tij në Komunën e Prishtinës.

Alban Zogaj siç dihej edhe më herët do të jetë nënkryetar, Vllaznim Osmani – Shef i Kabinetit të Kryetarit, Arbër Sadiki – Drejtor i Urbanizmit, Mimoza Sylejmani – Drejtoreshë e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm, Krenar Xhaferi – Drejtor i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave, Doruntinë Maloku – Drejtoreshë e Pronave, Donat Lushaku – Drejtor i Kadastrit, Adelina Sahiti – Drejtoreshë e Mirëqenies Sociale, Izet Sadiku – Drejtor i Shëndetësisë, Valbona Makolli – Drejtoreshë e Financave, Florian Dushi – Drejtor i Inspeksionit, Donika Çetta – Drejtoreshë e Parqeve, Bersant Beka – Drejtor i Administratës, Vesa SahatÇiu – Këshilltare për Kulturë, Ermira Gjevori – Këshilltare për Qeverisje të Mirë, Hana Xhemajli – Këshilltare për Komunikim Strategjik, Saudin Maliqi – Këshilltar për Shëndetësi, Bardh Krasniqi – Këshilltar për Sport, Jonada Jashari – Këshilltare për Media, Teuta Sahatqija – Këshilltare për Transformim Digjital dhe Smart City

Rama gjithashtu ka thënë se javën tjetër, ekipi do të plotësohet tutje