Lajme

Kështu u fal namazi i Kurban Bajramit në Tiranës

Top Channel ka ofruar nje set fotosh nga falja e Kurban Bajramit në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku si gjithnjë bie në sy masiviteti i jashtëzakonshëm i njerëzve që përfshihen në këtë kremtim fetar të besimit islam.

Fotot shfaqen aspekte në makro e mikro, të një tubimi, ku njeriu afirmon besimin e tij në Zot, bindshmërinë ndaj Krijuesit, siç kumtohet në gjuhën klerikale.