Lajme

Kështu i vershoi disa rrugë të Prishtinës shiu i rrëmbyeshëm (VIDEO)

Të reshurat e mëdha të shiut kanë bërë që disa rrugë të kryeqytetit të bllokohen.

Gazetarja Qendresa Tërshani në një lidhje direkte në Klan Kosova ka bërë të ditur se rruga “Agim Ramadani” është mbushur me ujë dhe kjo ka shkaktuar kolonë veturash.