Lajme

Kështu e injoroi Albin Kurti ish- bashkëpartiakun e tij Fisnik Ismajli

Albin Kurti

Albin Kurti ka falënderuar të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që morën pjesë në protestën e organizuar nga Vetëvendosje, përveç deputetit të PSD-së, Fisnik Ismalii.

Në fjalimin e Kurtit ku ai ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë marrë pjesë në protestën e sotme të organizuar nga Vetëvendosje, rëndësi të veçante i ka dhënë dy deputetëve të LDK-së; Vjosa Osmanit, Haxhi Avdylit dhe deputetit të pavarur Korab Sejdiut.

Prezent përveç tre deputetëve që ka falënderuar Kurti dhe deputetëve të Vetëvendosjes ka qenë edhe Fisnik Ismaili. Ai është parë gjatë ditës së sotme në këtë protestë, por Kurti ka refuzuar ta falënderoi për pjesëmarrjen e tij.

“Të nderuar deputet të Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, Korab Sejdiu e Haxhi Avdyli”, ka thënë Kurti për të vazhduar më tej me fjalimin e tij.

Kujtojmë që Ismaili u largua nga VV për t;iu bashkuar PSD-së që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti.