Lajme

Kështu do të jetë moti nesër, ditë Bajrami

Nesër në tërë rajonin pra, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë si pasojë e masave ajrore stabile dhe të thata anticiklonike dhe të nxehta me origjinë nga Afrika Veriore.

Temperaturat maksimale në Kosovë dhe Maqedoni do të arrijnë rreth 38 gradë celsius në nivel vendi, ndërsa në Shqipëri pritet të arrijë 40 gradë celsius, megjithatë nata dhe mëngjesi pritet të jenë relativisht të freskëta.

Të hënën dhe të martën në tërë rajonin tonë do të kemi mot të ngjashëm, pra me diell dhe shumë i nxehtë me temperatura të cilat do të shënojnë ngritje të mëtutjeshme ndërsa freskim i motit pritet nga dita e mërkurë pasdite kur vende-vende në viset kontinentale do të kemi edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje