Lajme

Këshilltarja e Haradinajt tregon versionin e saj se çfarë gjeste bënte Rama në takim me Makron dhe Merkel

Meliza Haradinaj, Këshilltare e Kryeministrit në largim, ka thënë se Edi Rama kur ishte në Berlin bënte veprime për të rënë në sy pavarësisht se kishte veshur patika.

Ajo këtë shpjegim e ka dhënë duke sqaruar skenat në Samitin e Berlinit ku Rama bashkë me Hashim Thaçin i kishin bërë presion Ramush Haradinajt të hiqte taksën ndaj Serbisë.

“Më pas vazhdoi pa ndonjë rol, duke ofsharë nëpër hollet e katit të 5të, e duke bërë gjestikulacione joserioze për një kryeministër për të shfaqur pakënaqësinë e tij për mungesë vëmendjeje, edhepse me mbathje atraktive”, ka shkruar Meliza Haradinaj, në një reagim në Fb.

“E vërteta është një, si privatisht, ashtu edhe publikisht: që Kosova nuk është mall as tokë që mund të shkëmbehet nga tregtarë aksidental!”, ka shtuar ajo.

Ditë më parë, Edi Rama, kërcënoi Ramush Haradinajn se do ta padisë për shkak se akuzës së bashkë me Thaçin dhe Aleksander Vucicin kishin planifikuar shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ramush Haradinaj tha se qëndron prapa fjalëve të tij se Rama, Thaçi dhe Vucic kishin plane të tilla kundër Kosovës.


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19