Këshilltari i Thaçit shkoi në New York për Interpol, përfundoi në klube nate
Në New York për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së nga Prishtina kanë shkuar 18 persona, si pjesë e delegacioneve nga Presidenca, Qeveria dhe Ministria e Jashtme.
Përveç takimeve të ndryshme, një pjesë të kohës e kanë kaluar duke e shijuar qytetin e madh, si ish shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj që është parë në një klub nate atje.
Edhe pse ka qëndruar disa ditë në New York, nuk ka pasur ndonjë njoftim zyrtar për aktivitetin e Bashkim Smakajt atje.
Por, ish-shefi i AKI-së, tani këshilltar i presidentit Thaçi, e ka shijuar kryeqendrën botërore maksimalisht.
KTV-ja ka siguruar video ku Smakaj shihet në një prej klubeve të natës në zemër të New Yorkut, në Manhataan.
Ish-kryespiuni, pas largimit nga AKI-ja ka përfunduar në kabinetin e Thaçit, duke qenë gjithmonë njëri nga njerëzit e tij më të besueshëm.