Lajme

Këshilltari i Kryeministrit i quan të rrejshme lajmet për ikjen e nxënësve nga Kosova

Këshilltari i Kryeministrit Besnik Tahiri ka thënë se lajmi për ikjen e 200 nxënësve nga Prizreni dhe largimin e një numri të madh të ushtarëve të FSK’së nga Ushtria, janë lajme “fake news”.

Televizioni 7 ka raportuar sot gjatë ditës për largimin e një numri të madh të ushtarëve të FSK’së, rreth 300 prej tyre dhe po ashtu ka raportuar për ikjen e 200 nxënësve nga Kosova, të cilët ishin nxënës nga shkollat e Prizrenit, shkruan Express.

Mirëpo, Besnik Tahiri, ka thënë në emisionin Frontal të Televizionit 7 se lajmet e tilla janë fake news.

Ai ka thënë se ka biseduar me zyrtarë nga Ministria e FSK’së dhe largimi i ushtarëve nga FSK’ja ka të bëjë me tensionim, por jo për shkak të ikjes për një jetë më të mirë.

Po ashtu, ai i ka quajtur të pavërteta rezultatet e raportit të Bankës Botërore sa i përket papunësisë në Kosovë.

Ai ka thënë se ka biseduar personalisht me shefin e Bankës Botërore në Kosovë dhe ai ia ka konfirmuar se është bërë një gabim në atë raport.


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19