Lajme

Këshilltari i Kadri Veselit: Kapitalizmi brutal dhe politika e korruptuar po e zbrazin Kosovën

Këshilltari i kryetarit të Kuvendit të Kuvendit, Blerim Latifi, ka shprehur kritika ndaj politikanëve dhe qasjes së tyre për ekonominë, duke thënë se largimi i rinisë drejt Perëndimit vjen si rezultat i politikës së korruptuar.

Latifi, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se kapitalizmi brutal, bashkë me politikën e korruptuar, janë duke e zbrazur Kosovën.

Postimi i plotë i Latifit:

“Shpesh kemi dëgjuar sipërmarrës të ndryshëm që ankohen se nuk gjejnë punëtorë për shërbimet që ofrojnë bizneset e tyre. Në anën tjetër gjithandej flitet për shkallën e lartë papunësisë.
Si mund të kuptohet kjo situatë?

Pse ka një orientim të madh të punëkërkuesve drejt sektorit publik dhe pse shumë të punësuar në sektorin privat braktisin punën dhe ikin në Perëndim?

Ka një përgjigjje themelore për këto pyetje: punëtorët në sektorin privat në Kosovë, kryesisht trajtohen me standardet e kapitalizmit brutal të shekullit të XIX, që nga pagat e ulta, të cilat shpesh as nuk u jepen fare, e deri tek mungesa e çdo lloji mbrojtje në punë dhe shkelja e të drejtave themelore civile.

Ky kapitalizëm brutal, bashkë me politikën e korruptuar, janë duke e zbrazur Kosovën!”, ka shkruar Latifi. /Telegrafi/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?