Lajme

Këshilltari i DASh-it të hënën në Kosovë, përmend njohjen reciproke në qendër

Këshilltari i Departamentit Amerikan të shtetit, Derek Chollet, do të jetë në Kosovë me 12 dhe 13 dhjetor.

Ai do të takohet me zyrtarë qeveritarë dhe liderë të tjerë politikë për të diskutuar bashkëpunimin e vazhdueshëm për një sërë çështjes, duke përfshirë përpjekjet e ShBA-së për të avancuar integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike.

Gjatë vizitës së Chollet, temë do të jetë edhe dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Chollet do të udhëtojë në Prishtinë për të diskutuar pwr vazhdimin e bashkëpunimit, duke përfshirë përpjekjet e ShBA-së për të avancuar integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlanike, duke përfshirë edhe dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, me në qendër njohjen reciproke”, thuhet në njoftimin e DASH-it, transmeton Klankosova.tv.

Pas Kosovës, Chollet do të vazhdojë në në Beograd ndërsa pas Beogradit, ai të planifikuar ka edhe vizitën në Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Kroaci dhe Belgjikë.

Sipas njoftimit, Chollet në Beograd do të diskutojë edhe rolin e Serbisë në forcimin e paqes dhe sigurisë rajonale dhe angazhimin e saj në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të arritur normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Kosovën.

“Më pas, Këshilltari do të udhëtojë në Bruksel, nga 16-17 dhjetor për të diskutuar bashkëpunimin me partnerët evropianë dhe aleatët për një sërë çështjesh globale, duke përfshirë mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën, rrugën e anëtarësimit në BE dhe integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, sigurinë energjetike, dhe dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Ës dhe Serbisë”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.