Lajme

Kërkon falje publike anëtari i Nismës që përmendi vrasjen e Kurtit

Haxhi Hoti, anëtari i Nismës Socialdemokrate që para disa minutash publikoi një shkrim skandaloz për kryetarin e VV-së, Albin Kurtin ka kërkuar falje publike.



Me anë të një postimi në Facebook, ai shkruante se lideri i VV-së, Albin Kurti i ka dy zgjidhje, “ose ta lëshojë Kosovën, ose të vritet”..

E për këtë deklaratë, Hoti ka kërkuar falje publike duke shtuar se ishte gabim teknik.

Postimi i tij:

Eshte nje gabim tekenik i imi, ku mediat pa me pyt mua e kan shpernda kete shkrim!


Kerkoj falje publike.

Kujotjmë se Nisma Socialdemokrate është distancuar nga komenti që anëtari i saj, Haxhi Hoti, e ka bërë ndaj të parit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

Deputetja nga Nisma Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimaj, në një prononcim për Periskopin ka thënë se partia distancohet nga deklarata e Hotit ku kërkonte vrasjen e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Nisma Socialdemokrate dhe unë personalisht distancohemi nga kjo deklaratë e pamatur e z Hoti. Nga çfarëdo deklarate e tillë dhe nga kushdo qoftë Nisma Socialdemokrate distancohet dhe është kundër ndonjë mendimi e veprimi të tille. Larg rrugëve joligjore. Ani pse unë mendoj se z.Hoti nuk ka menduar seriozisht në këtë që e ka thënë, ka mundur të jete një lëshim nga ai dhe një e thënë e pamenduar mirë!”, përfundon Balaj-Halimaj./PERISKOPI/