Lajme

Kërkohet shkarkimi i Shpend Maxhunit nga ky subjekt politik

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë një ditë pas lajmit të kapjes me armë e drogë të djalit të shefit të AKI’së, me kërkesë për dorëheqje morale apo shkarkim.

Deputeti Rexhep Selimi ka folur për ‘kapjen e shtetit’, duke thënë se arrestimit i djalit të Shpend Maxhunit e ilustron këtë, shkruan gazetametro.net.

Sipas Selimit që ka thënë se përfaqëson qëndrimin e partisë, Kosova ka nevojë për reforma në Polici e AKI.

“Kosova ka nevojë jo për reforma në drejtësi, ka nevoja për reforma d.m.th. Vetting në institucionet e sigurisë, Kosova ka nevojë për reforma në AKI dhe Polici Vetting”, ka thënë Selimi.

E këto reforma, sipas Selimit, do të nisnin me dorëheqje morale apo shkarkime të njerëzve që udhëheqin me këto institucione.

“Dorëheqja morale apo shkarkimi nga këto institucione do të bënte fillimin e reformave”, shtoi deputeti.

Ndërkohë, Policia dje u mundua të jap një sqarim se gjoja arma dhe droga nuk kishin qenë të djalit të Shpend Maxhunit, por të një kushëririt. Mirëpo, Metro kishte publikuar një raport të zyrtarëve policorë që qartë me emër dhe mbiemër përmendnin djalin e Maxhunit si të arrestuar për posedim të armës dhe drogës.


SHIKO EDHE: A JENI INFEKTUAR ME COVID-19