Lajme

Kërkohet dorëheqja e Qeverisë Kurti, ja arsyeja

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Ableard Tahiri ka fajësuar pozitën që nuk po arrin që ta organizojë siç duhet punën e Kuvendit të Kosovës. Kjo pas dështimit të mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Deputeti i PDK-së është ankuar se nuk janë lajmëruar më herët se mbledhja e Kryesisë së Kuvendit është anuluar.

“Është shumë e papërgjegjshme që mos me u njoftu një grup parlamentar të Kuvendit që mbledhja është anuluar. Ne jemi ftuar ditën e premte për këtë mbledhje dhe vijmë sot dhe na thonë që është anuluar”, ka thënë ai.

Tahiri para gazetarëve tha se paria në qeveri nuk ka vullnet për të qeverisur, dhe se kjo qeveri duhet ta kthejë mandatin.

“Mazhoranca i ka dy drejtime, ose ta kthejë mandatin te populli ose të qeveris. Kemi një abstenim nga qeverisja. I bëjmë thirrje mazhorancës që e kanë marrë mandatin të kthehen, të jenë më të ndërgjegjshëm me mandatin dhe ta tejkalojmë krizën”, deklaroi ai.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje