Lajme

“Kërcënimi se nëse nuk zgjedhet Vjosa Osmani Presidente shkojmë në zgjedhje të reja është shantazh”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka konsideruar shantazh, siç e ka quajtur ajo kërcënimin se nëse nuk zgjedhjet Vjosa Osmani presidente atëherë vendi shkon në zgjedhje të reja, shkruan Gazeta Express.

Ajo ka thënë që PDK-ja s’ka përgjegjësi dhe obligim për krijimin e institucioneve të reja.

Sipas saj ky është obligim i shumicës parlamentare.

“Partia Demokratike e Kosovës s’ka asnjë përgjegjësi dhe obligim për krijimin e institucioneve të reja. Është obligim i shumicës parlamentare që ti zgjedh Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidentin. Kërcenimi se nëse nuk zgjedhet Vjosa Osmani Presidente shkojmë në zgjedhje të reja është shantazh”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë i saj:

Partia Demokratike e Kosovës s’ka asnjë përgjegjësi dhe obligim për krijimin e institucioneve të reja.

Është obligim i shumicës parlamentare që ti zgjedh Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidentin.

Kërcenimi se nëse nuk zgjedhet Vjosa Osmani Presidente shkojmë në zgjedhje të reja është shantazh.

Partia demokratike e Kosovës nuk shantazhohet. Shkojmë në zgjedhje kur të doni, ama shumica parlamentare duhet të mbajë përgjegjesi nëse për pazotesine e saj për të ti zgjedhur organet shtetrore vendi shkon në zgjedhje të reja.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?