Lajme

Kërcënimi për bombë, evakuohet Parisi, ndalohet qarkullimi i njerëzve

Rrethina e qendrës së Parisit afër Portës së Triumfit dhe Champs-Élysées është evakuuar pas një kërcënimi me bombë, transmeton Gazeta Metro.

Janë ndaluar qarkullimi i linjës së metrosë në atë rretehinë, ka njoftuar portali francez Actu.fr, që siç ka raportuar në afërsi të kullës së Eiffel është gjetur një çantë e dyshimtë me “shumë gjasë e mbushur me municion.”

Qarkullimi i njerëzve është ndaluar dhe stacioni i famshëm Charles De Gaul është mbyllur.

Franca është në gjendje alarmante pasi myslimani çeçen 18 vjeç i preu kokën mësuesit francez të historisë me arsyetimin se ai kishte shfaqur karikaturat e profetit Muhamed në orën e mësimit. Mësuesi po mbante orën e ku shpjegohej liria e shprehjes dhe kishte marrë si shembull incidentin e sulmit terrorist nga islamistë ndaj revistës satirike Charlie Hebdo.

Këtë muaj kishte pasur disa paralajmërime të rrejshme për bomba, i fundit ishte në stacionin e trenit në Lyon javën e kaluar dhe në Kullën e Eiffel para një muaji.