Lajme

“Kërcënimi” i Haradinajt nuk bën punë, vazhdon keqpërdorimi i veturave zyrtare

Përkundër marrjes së vendimit nga kryeministri i vendit Ramush Haradinaj se veturat zyrtare nuk do të përdoren jashtë orarit të punës, ato po vazhdojnë të jenë në përdorim nga zyrtarët qeveritarë edhe shumë orë pas përfundimit të orarit.

Një e tillë është parë duke u parkuar mbi trotuar duke thyer kështu edhe rregullat e komunikacionit.

Express ka siguruar foto të veturës me targat 3Z-109-03 që është parë sonte në rrugët e Prishtinës rreth orës 21.

Ajo është jashtë orarit të punës në ditën e diel që është ditë pushimi në të gjitha organet shtetërore.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?