Lajme

Kërcënimet bërthamore të Putinit, Biden i adresohet globit: Karta e OKB’së është sulmuar, territoret nuk merren me forcë

Presidenti i SHBA’së, Joe Biden, në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB’së, e cila po zhvillohet në New York, ka folur për luftën e paprovokuar të Rusisë në Ukrainë.

Ai u është kundërpërgjigjur edhe kërcënimeve bërthamore të Putinit dhe njoftimit të tij se kishte nënshkruar një urdhër ekzekutiv për mobilizimin e 300,000 rezervistëve rusë për luftën në Ukrainë.

Biden ka thënë se sulmi rus në Ukrainë është sulm “i përcaktuar vetëm nga një burrë”, duke aluduar në Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

Tutje, Biden tha se Karta e OKB’së është sulmuar “nga ata që duan ta shkatërrojnë dhe shtrembërojnë për arsyet e tyre.”

“Karta e OKB është e sulmuar nga ata që duan ta shkatërrojnë dhe shtrembërojnë për arsyet e tyre. Karta e OKB-së është punuar nga të gjithë vendet, të bashkuar për të punuar për faqe. Ky themel ishte i fortë, dhe 193 shtete që jeni këtu e keni përqafoni. Mbrojtja e kësaj karte është detyrë e secilit”, tha Biden.

Presidenti amerikan po ashtu kërkoi mobilizimin e të gjithë liderëve botërorë në mbështetje të Ukrainës.

“Qëndruam me Ukrainën. Sikur ju, ShBA dëshiron që kjo luftë të merr fund. Territoret nuk mirren me forcë. Secili nga ne në këtë organizatë duhet të jemi të fortë, të përkushtuar dhe të palëkundur në mbështetje të Ukrainës”.

“Nuk është sekret se kontesti midis demokracisë dhe autokracisë, ShBA është e përkushtuar ndaj forcës së demokracisë. Si instrumenti kryesor për të adresuar sfidat e epokës tonë”, tha tutje presidenti amerikan.

Në fjalimin e tij, Biden ka dënuar përdorimin e dhunës dhe luftës në përpjekje për të pushtuar kombe dhe “për të zgjeruar kufij përmes përgjakjes”.

Ai shton se mbrojtja e të drejtave sovrane të kombeve më të vogla si të barabarta me ato të atyre më të mëdha, përqafimi i parimeve bazë të lirisë dhe respektimi i ligjit ndërkombëtar është baza e përbashkët mbi të cilën duhet të qëndrojë OKB’ja.

Putin, i cili iu drejtua kombit sot në mëngjes, tha në fillim të fjalimit të tij se Perëndimi “dëshiron të shkatërrojë vendin e tyre” dhe se “bëhet fjalë për mbrojtjen e Rusisë dhe territorit të Donbasit”.

Duke shpallur një “mobilizim të pjesshëm” të rezervistëve ushtarakë, Putin ka pranuar se Rusia ka nevojë për më shumë ushtarë në fushën e betejës.

Ai akuzoi Perëndimin për shantazh derisa tha se është Perëndimi që “nuk donte paqen midis Rusisë dhe Ukrainës”. /Reporteri.net/