Lajme

Keni kujdes në rrugën Prishtinë – Gjilan, kjo gjë mund t’ju ndodh

Drejtuesit e automjeteve në rrugën Prishtinë – Gjilan, sot kanë hasur në vështirësi për shkak të zjarrit dhe tymit të madh që kishte mbuluar këtë rrugë, njofton Korrespodenti.

Zjarret ishin të ndezura skaj kësaj rruge, gjë që e bënte të pamundur që drejtuesit e automjeteve të shohin rrugën gjatë ngasjes për disa metra.

Për fat të mirë kjo pengesë ka kaluar lehtë dhe nuk ka ndodhur ndonjë aksident trafiku, kjo ndoshta edhe për shkak të numrit të vogël të automjeteve që qarkullonin në këtë rrugë.

Në fotot e më poshtme mund të shihni momentin kur automjetet vetëm se e kanë kaluar këtë rrezik, pasi që tym të madh kishte edhe para se të shkrepeshin këto foto. /Korrespodenti


SHIKO EDHE: A JENI INFEKTUAR ME COVID-19