Lajme

Këngëtarë e moderatorë të përfshirë në aferën milionëshe greke

Ka disa ditë që në media po qarkullon lajmi se Greqia ka shpenzuar miliona euro përmes fondeve sekrete për të paguar mediat e gazetarët shqiptarë me qëllim mbrojtjen e interesave të tyre, shkruan GazetaBlic.

Ndonëse në fillim dolën emrat e politikanëve shqiptar, tani janë zbuluar detaje të reja, ku janë përfshirë këngëtarë e moderatorë të ekranit shqiptar.

Noizy, Olta Gixhari, Ardit Gjebrea, Anila Basha, Sonila Meço, Mustafa Nano, Rudina Magjistari janë vetëm disa nga emrat që kanë marrë para nga ish ministri i Jashtëm grek Kotzias.

Aktorja Olta Gixhari ka marrë një shumë prej 12 mijë eurove, moderatori dhe gazetari Mustafa Nano ka marrë një shumë prej 30 mijë eurove.

Noizy, Rudina Magjistari, Ardit Gjebrea, Sonila Meço futen dhe emra të tjerë përbëjnë pjesën tjetër të parave prej 1 milion Euro të shpërndara dhe shpërdoruar me urdhër të ish ministrit./GazetaBlic

 


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje