Lajme

Kelmendi për ambasadën: Nëse Amerika dhe Izraeli na kërkojnë ta vendosim në një oborr privat, duhet ta bëjmë

Publicisti dhe gazetari, Adriatik Kelmendi, ka shkruar se edhe nëse Amerika dhe Izraeli na kërkojnë vendosjen e ambasadës ne ndonjë oborr privat duhet ta bëjmë, shkruan Gazeta Metro.

Reagimi i tij vjen pas deklarimit të kreut të VV’së, se do të shqyrtohet kërkesa e zhvendosjes së ambasadës së Kosovës në Izrael në Jerusalem.

Kelmendi ka thënë se, nëse e kundërshtojmë kërkesën e të dy shteteve, atëherë jemi duke ia mbajtur anën Palestinën, së cilës ia kundërshton pavarësinë e Kosovës.

Statusi i plotë:

Izraeli e ka njohur Kosovën.
Palestina e kundërshton pavarësinë e Kosovës.
Amerika e ka njohur Kosovën.
Palestina e njeh autoritetin e Serbisë mbi Kosovën.
Nëse Izraeli dhe Amerika na kërkojnë që edhe në oborr privat të dikujt në Izrael ta hapim ambasadën, për hajr na qoftë.
Se përndryshe po ua mbajmë krahun Palestinës dhe Serbisë. E nëse do të pyetej e para, Kosova s’do të ishte shtet, dhe natyrisht po të pyetej e dyta, Serbia, Kosova do të ishte pa shqiptarë!
Atyre që thonë ndryshe, vetëm kapjani faqen!.