Lajme

Kelmendi me një urim të veçant për Hotin

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka uruar Avdullah Hotin për postin e kryeministrit të ri të Kosovës.

Ai thotë se për dallim nga urimi që i bëri Kurtit, do ta “diskriminoj” Hotin, pasi thotë se ky i fundit beson në Zotin dhe njëshmërinë e tij, shkruan Reporteri.net.

Postimi Kelmendit:

Kryeministër fillimisht po iu uroj për pozitën e re. Urime.

Ashtu sikur Kurtit, edhe juve në ditën e parë po iu uroj. Por juve po iu “diskriminoj” pak. Urimit për Albin Kurtin ia kam bashkangjitur disa lutje të mira që ai ta besoi ZOTIN dhe njëshmërinë e Tij.

Po për juve nuk i bëra ato lutje, pse? Sepse mendoj që ju besoni në ZOT, mendoj që besoni në njëshmërinë e ZOTIT.

Kryeministër Hoti, a e dini që emri juaj është ndër emrat ma të mirë në botë. Keni emrin Avdullah, që do të thotë rob i ALLAHUT. Shumë emër i bukur.

Por kryeministër Hoti keni kujdes, mos e koritni emrin.

Nëse nuk iu merr mendja që mundeni me punu ma mirë se kryeministrat tjerë, qysh nesër shkoni në komunë dhe ndryshoni emrin tuaj. Ju lutem ruajeni këtë emër. Mos e koritni.

Ju mundeni me u koritë, ama emrin mos e koritni.

Gëzim Kelmendi