Lajme

KEDS njofton se Prishtina do mbetet pa rrymë pas mesnatës

Për shkak punimeve të KOSTT’it dhe me kërkesë të kësaj kompanie, sonte pas mesnate nga ora 00:10 deri ne ora 06:10 lagjet qendrore të Prishtinës do të jenë pa energji elektrike, njoftoi KEDS.

Specifikisht do të ndalet energjia në qendër të Prishtinës, pastaj Ulpianë, Pejton, Dardani dhe një pjesë të Bregut të Diellit.

Për më tepër detaje ju lutem drejtojuni KOSTT’it, thuhet në njoftim.