Lajme

KEDS-i me një njoftim të rëndësishëm/ Këto vendbanime do mbesin pa energji elektrike

Për shkak të punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit, KEDS-i ka paralajmëruar se disa vendbanime në Podujevë do të përballen me mungesë të energjisë elektrike.

Në njoftimin e lëshuar nga Kompania për Shpërndarje dhe Furnizim me Energji Elektrike, tregohet sa do të zgjasin këto reduktime gjatë ditës së nesërme.

“Nga ora 10:00 deri në 16:00 në rrugën Skënderbeu te Blakçorët. Arsyeja: Zgjerimi dhe Përforcimi i Rrjetit 2019. Nga ora 10:00 deri në 16:00 në këto vende: Batllava, Gërdovci, Bellopoja dhe Lluga. Arsyeja: Energjizimi i rrjetit të ri 10kV në kuadër të projektit Gerdofc Lumi 2”, thuhet në njoftim


SHIKO VIDEON