Lajme

Kastrati: Kauza jonë është buzëqeshja e jetimëve

Humanisti, Halil Kastrati, i cili drejton shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, në një intervistë për InDoks, ka thënë se në këtë kohe pandemie, duhet unitet përmbushjen e kauzave.

Kastrati është shprehur se suksesi I një punës punë për ndihmësen e familjeve ne nevojë është forca kryesore që është shtyse në aktivitet e tij të bamirësisë.

“Dëgjo jemi njerez lodhemi por kur e shohim sukesesin e punës që u ndal një lot e u kthy në buzëqeshje të jep motiv e forcë ne jemi të betuar në këtë punë, nuk na lidh interesi, i vetmi cak është knaqesia te zotit e të kemi me çka mi dal përpara, e në këtë kohë buzëqeshja e fëmijës jetim dhe ndalja ofshamës e lotit e babait e nuk po intereson poltika, a pe lëjmë me pas unitet se kur jemi bashkë mundemi i më bë shumë e lutemi zotitn që të jemi bashkë në këto kauza”, ka thënë Kastrati.

I njohur si hoxhë, humanisti Halil Kastrati përmes donacioneve të siguruara nga njerëz të vullnetit të mirë, ka bërë qindra familje të varfra me banesa ose shtëpi.

Veprimtaria e tij nuk shtrihet vetëm në Kosovë por në të gjitha trojet ku ka shqiptarë. Kastrati dhe shoqata “Jetimat e Ballkanit” nuk ka ndihmuar vetëm familje myslimane por edhe të krishtera.

Përveç ndërtimit të shtëpive, shoqata e Halil Kastratit u ofron qindra qytetarëve ushqim në ditë në gjelltoren e tij në Prizren dhe qytete të tjera.