Lajme

Kaq të vdekur nga COVID-19, brenda një javë në Kosovë

Numri i rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë deri më sot është 15 mijë e 270, nga 63 mijë e 638 persona të testuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërkaq numri i të shëruarve ka arritur në 12 mijë e 900, derisa 616 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin.

Brenda 1 jave në Kosovë janë shënuar 12 viktima nga COVID-19.

Aktualisht janë edhe 1 mijë 754 raste aktive në vendin tonë.