E hënë, 25 Maj, 2020
Lajme

Kaq minus gradë do të jenë temperaturat nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në vendin tonë, temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius.



“Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike sërish ka shënuar vlera të larta dhe bashkë me disa parametra tjerë meteorologjik do ta mbajnë këtë gjendje pothuaj stabile. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja e lehtë deri mesatare”, njofton IHMK.

LEXO EDHE:
Pamje nga droni: Kështu u fal Bajrami në Durrës