Lajme

Kapet në flagrancë eprori i lartë i Policisë në motel në orar të punës

Inspektoriati Policor e ka kapur në flagrancë një eprorë të lartë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se kapiteni SH.K është zënë nga Inspektoriati në një motel të Prizrenit.

Indeksonline mëson se kapiteni ishte me uniformë kur është kapur në flagrancë nga Inspektoriati i Policisë.

Për më keq, SH.K ka shkuar në një nga motelet e Prizrenit gjatë orarit të punës. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:00.

Ky është skandali i dytë brenda pak ditësh në Policinë e Prizrenit pak ditë pasi rreshteti B.B e ka rrahur babain e tij.


SHIKO VIDEON