Lajme

Kaos në Prishtinë- Pas sherrit të fëmijëve, dy familjet përfshihen në përleshje fizike

Një rrahje mes dy familjeve ka ndodhur para pak çasteve në lagjen Dardania në Prishtinë.

Nga gazetarja e Insajderit në vendin e ngjarjes raportohet se rrahja ka ndodhur mes dy prindërve ku shkak ishin fëmijët e tyre.

Fillimisht, fëmijët ishin rrahur mes vete e më pas dhe prindërit e tyre

Nga pamjet e dërguara, në vendngjarje ndodhen disa policë që po merren me rastin.

Ndërkohë, Gazeta Insajderi ende nuk ka marr një përgjigje zyrtare nga zyra për media brenda Policisë

LEXO EDHE:  E dhimbshme: Shkoi në mal për të marrë dru, 71-vjeçari nga familja Zekaj në Pejë vdes pasi preu këmbën me sharrë