Lajme

“Kanë qenë tre persona…”/ Sallahu zbulon se çfarë kishte ndodhur me mostrat e Astrit Deharit

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, në emisionin CONTEXT në ATV, ka zbuluar se vetëm tre persona i kanë pasur çelësat e laboratorit ku u morën mostrat e Astrit Deharit dhe se Prokuroria tani e ka në dorë rastin të cilin mund ta zgjidhë shumë shpejt.

“Besoj se rasti do të zgjidhjet shumë shpejt sepse konstatohet që tre persona i kanë pasur çelësat e laboratorit dhe këta tre persona, njëri prej tyre mund të ketë bërë ndonjë hyrje të paautorizuar me ndonjë person tjetër, t’i ketë marrë ato mostra, duhet Prokuroria të merr rastin në dorë dhe të zgjidhë shumë shpejt sepse faktet janë jashtëzakonisht të çarta”, tha Sallahu.

LEXO EDHE:  SHBA-ja: Kryetarët në veri t’i kryejnë detyrat jashtë objekteve komunale, të tërhiqet Policia

Ai shtoi se, deri më tani sa ka informacion, humbja e mostrave të Astrit Deharit është rasti i vetëm që ka ndodhur deri më tani. /atvlive.tv