Lajme

Kanë mbetur vetëm edhe 4 runde në përballjen Krasniqi-Bosel, shiko këtu live meçin

Në përballjen e sontme mes Robin Krasniqit dhe Dominic Boselit, është mbyllur rundi i pestë.

Sonte, boksieri nga Kosova po e zhvillon rimeçin ndaj gjermanit, Dominic Bosel, shkruan FrontOnline.

Pas pesë rundesh, përballja e sontme duket të jetë disi e balansuar.

Dyshja ishin përballur mes vete në tetorin e vitit të kaluar, ku triumfues ishte Krasniqi.

Krasniqi me këtë rast kishte fituar titullin e kampionit të botës në kategorinë gjysmë të rëndë, WBA.

Edhe sonte, boksieri shqiptar e synon mbrojtjen e titullit.

Ndryshe, kjo përballje po zhvillohet në “Getec Arena” në Magdeburg të Gjermanisë.

Shiko meçin këtu


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?