Kanë ardhë raportet e para për vdekjet e dyshimta në Infektivë, ja çka thotë ministri Zemaj
Pas 13 vdekjeve që ndodhën këtë vikend në QKUK, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se ende nuk kanë ndonjë raport zyrtar se çfarë ka ndodhur në Klinikën Infektive.
Kur u pyet se a ka pasur problem me pajisjet për furnizimin me oksigjen të pacientëve, Zemaj nuk ka mundësi të thotë njëherë asgjë.
“Raportet e para kanë ardh po atë ditë, po pres edhe raportet preliminare nga dy inspektorate. Nuk mundem me dhënë tani atë, këto janë çështje profesionale”, ka thënë Zemaj në RTV Dukagjin.
Klinika Infektive të dielen u rrethua Klinika Infektive nga Policia e Kosovës. Aty qëndruan Prokuroria dhe Policia e Kosovës.
Vetëm pas mesnatës së të shtunës aty kanë vdekur pesë persona të cilët ishin të infektuar me virusin COVID-19.