Lajme

Kandidati për deputet nga LVV është shprehur i bindur se Kurti do të bëhet kryeministër dhe Osmani do të bëhet presidente

Armend Muja thotë se nëse LDK-ja ka pranuar të qëndrojë në sallë për Hashim Thaçin, s’ka pse ta bojkotojë zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja është shprehur i bindur se Albin Kurti do të bëhet kryeministër dhe Vjosa Osmani do të bëhet presidente.

I pyetur se ku do të merren numrat për votimin e Osmanit si presidente, Muja është përgjigjur:

“Pas të dielës [zgjedhjeve] do të ketë rirreshtim të subjekteve politike…Partitë humbëse nuk do të kenë dëshirë të dalin përsëri në zgjedhje sepse ata do të jenë humbësit kryesorë… LDK-ja ka pranuar të qëndrojë në sallë për Hashim Thaçin, s’ka pse ta bojkotojë zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente”, tha ai në “Debat Plus”.

Muja thotë se pas 14 shkurtit në Kosovë do të ketë shpresë për shumë njerëz, përcjell Telegrafi.

“Me 14 shkurt do të jetë dita e demokracisë. Kosova do ta ketë një qeveri që funksionon në interes të njerëzve, si për atë që e ka humbur vendin e punës si për atë që dëshiron të largohet nga Kosova”, tha ndër të tjera Armend Muja./Telegrafi/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?