Lajme

Fatmir Dervishi, kandidati për asamble me listën e Uran Ismalit, me projekt për mësimdhënësit – synon ngritjen e arsimit në Komunën e Prishtinës

Mësimdhënësi i respektuar prishtinas, Fatmir Dervishi, i është futur garës për asamble komunale të Prishtinës me listën e Uran Ismailit.

Me zgjedhjen e tij si asambleist në Kuvendin Komunal, ai synon ngritjen e arsimit në komunën e Prishtinës përmes përkrahjes së mësimdhënësve, duke ua plotësuar atyre kushtet më të mira për punë.

Dervishi, përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ka shkruar se si mësimdhënës në radhë të parë, por edhe si asambleist pas 17 tetorit, do të jam në krah tuajin për realizimin e të drejtave dhe kthimin e dinjitetit të secilit mësimdhënës.

Postimi i plotë i Fatmir Dervishi:

Për mësimdhënësit,

Mësimdhënësit janë aseti më i rëndësishëm i një shoqërie dhe praktikisht janë energjia intelektuale që angazhohet dhe vepron me qëllim të zhvillimit dhe avancimit të një shoqërie apo një shteti.

Si mësimdhënës në rradhë të parë, por edhe si asambleist pas 17 tetorit, do të jam në krah tuajin për realizimin e të drejtave dhe kthimin e dinjitetit të secilit mësimdhënës.

Po zotohem se do të angazhohem me përkushtim, seriozitet dhe vendosëshmëri në:

🍀 Funksionalizimin e grupeve lëndore në nivel komune, të cilat do të jenë pikë referente për diskutimin dhe zgjidhjen e të gjitha problemeve në nivel lënde dhe fushe. Pra mësimdhënësit do të ndihmohen që puna e tyre do të jetë mësimdhënja e jo punët administrative e punë tjera dytësore

🍀 Angazhimin e këshilltarëve lëndorë/ të fushës në kuadër të komunës

🍀 Inicimin dhe angazhimin për kryerjen e të gjitha punëve, që brenda vitit të parë të filloj gradimi i mësimdhënësve dhe pagesa për gradim (Parashihet me ligjet në fuqi dhe kontraten kolektive

🍀 Klasët të mos kenë më shumë se 28 nxënës (Kontrata Kolektive)

🍀 Fillimi i kryerjes së obligimeve që i takojnë komunës nga kontrata kolektive, e jo mësimdhënësit të shpenzojnë e të vrapojnë pas avokatëve e përmbaruesëve.

🍀 Kemi edhe shumë punë tjera që duhet t’i bëjmë dhe vetëm #bashkëmundemi.

Sot si kolegë i juaji po kërkoj besimin tuaj me votë, por njëkohësisht po kërkoj edhe besimin për kryetarin Uran Ismaili në mënyrë që projketet tona të realizohen në mënyrën më të mirë dhe kohën më optimale.
Me 17 tetor dilni votoni,
#URANISMAILI
#177PDK #34FatmirDervishi


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?