Lajme

Kandidati i NISMA’s, Agim Krasniqi: Të promovojmë vlerat e larta të luftës për liri, për ta bërë Kosovën shtet me dinjitet

Kandidati për deputet nga radhët e NISMAS’s Socialdemokrate, Agim Krasniqi, ka thënë për Korrespodentin, se vizioni i NISMA’s “Me Çlirimtarët” është për një shoqëri mundësish, ku duke respektuar vlerat e luftës, qytetarët do të jetojnë në një bashkësi të lirë, të sigurt dhe e cila respekton arritjet dhe sukseset e veta, raporton Korrespodenti.

“Ne besojmë në aftësinë dhe gatishmërinë e të gjithë qytetarëve për të trajtuar çështjet dhe preokupimet e tyre dhe se bashkëpunimi me qytetarët është baza themelore e qeverisjes tonë, për një të ardhme më të mirë”, ka thënë kandidati Agim Krasniqi.

Gjithashtu, ai thotë se vizioni i tyre “Me Çlirimtarët” do të vendosë dhe zhvillojë një dimension të ri të për kategoritë e dala nga lufta, për ekonominë sociale të tregut e cila krijon mundësitë për të vendosur standarde të avancuara për mirëqenies sociale, ka thënë ai.

““Me Çlirimtarët” është një projekt i fuqishëm politik, që në përmbajtjen e vet, paraqet mbrojtjen e vlerave të luftës, si dhe një zhvillim të frytshëm ekonomik, i cili mund të ofrojë mundësi sociale, politike dhe ekonomike për të gjithë pa dallim, ka thënë Krasniqi.

Ndër të tjera z. Krasniqi tha se, ne dëshirojmë të promovojmë dhe forcojmë vlerat e larta të luftës sonë për liri, për ta bërë Kosovën shtet me dinjitet dhe të suksesshëm.

Agim Krasniqi do të garojë në këto zgjedhje me numrin 53 në listën e NISMA’s Socialdemokrate./Korrespodenti


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?