Lajme

Kandidati i AAK’së për asamble komunale tregon projekin e tij për Prishtinën

Postimi i tij i plotë në facebook:

Prishtinë të kam në 🤍💙

Prishtinas të dashur bashkëvendas, shokë, shoqe dhe familjarë.

Të gjithë ju që më keni ndihmuar dhe më keni përkrahur deri më sot në çdo rrugëtim timin e sidomos në rrugëtimin politik.

Më lejoni t’ju them se ju jam falënderues për gjithë jetën.

Pas caktimit të datës së zgjedhjeve nga Presidentja më 17 tetor 2021 edhe këtë herë do të jem në garë për Asamblenë Komunale të Prishtinës.

Herën e fundit mora 385 vota por nuk më mjaftuan të jem pjesë e Kuvendit Komunal jam mërzitur por nuk jam dorzuar kurrë, mu duk se më është prerë njëri krah, ai i majti ndërsa krahu i djathtë jeni ju.

Edhe këtë herë ju lus të më përkrahni të bashkojmë vullnetin dhe nijetin e mirë duke ju premtuar se do të punoj fort për të mirën e çdonjërit, do jem zë i fortë për të dobëtin, mbi të gjitha do punoj fort që një i ri mos të shkelet dhe mos të bëhet viktimë e përqarjeve politike!

Si i ri, gjithmonë jam munduar të angazhohem, duke qenë gjithmonë afër jush me qëllim që të jem zëri dhe përfaqësuesi juaj për zgjidhjen e problemeve me të cilat jemi përballur dhe po përballemi çdo ditë si shoqëri.

Pas gjithë angazhimeve, fitova besimin e partisë, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që të jem në garë për Asamble në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Si Asambleist i Kuvendit Komunal të Prishtinës, do të angazhohem maksimalisht për të mbrojtur interesat e fshatrave të Bashkësisë sonë Lokale: Bardhosh, Milevc, Bërnicë e Epërme, Bërnicë e Poshtme, Trudë, Lebanë dhe fshatrat përreth.

Si garancë për mbajtjen e premtimeve, para jush prezentoj projektet e shumëta që janë realizuar falë angazhimit tim në kordinim me Drejtorat e Aleancës të cilët janë për çdo lavdatë: Ndriçimi i rrugëve dhe rrugicave të fshatrave, mirëmbajtja efikase e rrugëve gjatë stinës së dimërit, pastrimi dhe eliminimi i deponive ilegale, shtrirja e ujësjellësit në disa zona ku nuk ka ekzistuar mirëmbajta e varrezave etj.

Për te vazhduar projekte të tilla dhe për të zgjidhur shumë probleme të tjera nëpër keto fshatra,më duhet mbështetja juaj, ju premtoj që gjithmonë do të vë të parin interesin tuaj, para atij personal dhe partiak sepse e di që përfaqësimi në Asamble Komunale bëhet për të gjithë qytetarët pa dallime partiake.

Andaj edhe kësaj radhe kërkoj perkrahjen tuaj, ashtu si deri më sot, ndërsa këtë përkrahje unë do ta shëndrroj në zërin tuaj brenda Kuvendit Komunal.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?