Lajme

Kandidatët për deputetë nga Lista “Guxo” e Vjosa Osmanit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbyllur afatin e aplikimit të subjekteve politike dhe dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetët.

Në listën e Vetëvendosjes, do të jenë edhe gjashtë kandidatë për deputetë nga Iniciativa “Guxo”, e Vjosa Osmanit.

Osmani mban numrin dy, menjëherë pas Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës.

Duke vazhduar me numër 8 është Donika Gërvalla, pastaj Haxhi Avdyli me numër 16, Faton Peci me numër 28, Doarsa Kica me numër 33 dhe Jeta Statovci është me numër 48, Gresa Bytyçi me numër 80 dhe Blerim Gashani, numër 88.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit do të marrin pjesë 21 parti politike, dy koalicione parazgjedhore dhe pesë iniciativa qytetare. Numri i përgjithshëm i kandidatëve për këto zgjedhje është 1.079, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve./Telegrafi/

SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?