Lajme

Kancelarja Merkel festoi datëlindjen në samitin e BE’së

Dje kancelarja gjermane festoi 66 vjetorin dhe përsëri kremtoi në samitin e BE që po mbahet në Bruksel.

Udhëheqësja e vendit më të fuqishëm të BE’së u shfaq pesimiste kur mbërriti në takim me liderët e tjerë të BE’së, duke dyshuar nëse ata do të ishin në gjendje të kapërcejnë dallimet e tyre të thella për të aprovuar një plan shumë miliardë dollarësh për rimëkëmbjen e ekonomive evropiane nga kriza Covid-19.

“Unë pres negociata shumë, shumë të vështira,” deklaroi kancelarja.

Presidenti francez Emmanuel Macron i dhuroi kancelares një shishe verë të bardhë Burgundy.

Merkel ka marrë dhurata nga udhëheqësit e tjerë të BE’së, por është ende e pasigurt nëse ata përfundimisht do t’i dhurojnë kënaqësinë që do të merrte nëse do arrihej një marrëveshje për buxhetin e ardhshëm të BE prej 1 trilion dhe krijimi i një fondi të ri të rimëkëmbjes me burime prej 750 miliardë eurosh.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?