Lajme

Kamerat e sigurisë kapin momentin kur historiani rus hedh pjesët e trupit të dashurës në lumë

Oleg Sokolov, 63-vjeç, besohet se kishte qëlluar për vdekje të dashurën 24-vjeçe Anastasia Yeschenko, trupin e të cilës më pas e kishte copëtuar



Kamerat e sigurisë kanë filmuar historianin rus duke hedhur në lumë pjesët e trupit të pajetë të dashurës së tij, të cilën e kishte vrarë në shtëpinë e tij.

Oleg Sokolov, 63-vjeç, besohet se kishte qëlluar për vdekje të dashurën 24-vjeçe Anastasia Yeschenko, trupin e të cilës më pas e kishte copëtuar.

Policia ruse ka bërë të ditur se trupi i copëtuar Yeschenkos ishte hedhur nga ura e Shën Petersburgut, e këtë e ka dokumentuar nga pamjet e kamerave të sigurisë.