Lajme

Kamera në Kuvend e kap Arbërie Nagavcin duke i tërhequr vërejtjen deputetëve të VV’së

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes (VV), Arbërie Nagavci, i ka tërhequr vërejtjen deputetëve të partisë së saj nga vendi ku ishte duke qëndruar. Kjo ndodhi pasi që deputetët e VV’së nisën të brohorasin për Vjosa Osmanin, në debatin që ajo kishte me shefin e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, shkruan Gazeta Metro.

Dy bashkëpartiakët nga LDK, kryerpalamentarja Vjosa Osmani e deputeti Arben Gashi, dje janë përfshirë në një debat të ashpër rreth gjuhës së përdorur në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Gashi kishte kërkuar që deklarata rreth ‘Qeverisë Koti’ e deputetit të VV’së, Artan Abrashi të shqyrtohet, pasi sipas tij kjo nuk përbën gjuhë parlamentare.

“Kjo fjalë duhet të tërhiqet dhe deputeti të kërkojë falje, ose të përjashtohet nga seanca. Deputeti parafolës (Abrashi nga VV), përdori fjalë denigruese dhe duhet me u eduku.”, ka thënë Gashi dje gjatë seancën parlamentare.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Osmanit, e cila tha se do të konstatojë nëse deputeti i VV’së duhet të përjashtohet, teksa të njëjtën shtoi se do ta bëjë edhe për bashkëpartiakun e saj, Gashin, raporton Gazeta Metro.

“Unë do të kërkoj nga komisioni përkatës, për legjislacion, që i trajton edhe cështjet e rregullores. Do të konstatojnë nëse fjala ‘Koti’ është fjalë jo-paralamentare, atëherë unë do t’ia ndaloj deputetëve që të mos e përdorin. Por në të njëjtën kohë, do të konstatojë nëse bërtima juaj, që më thatë ‘A je normal’, është parlamentare ose jo.”, ka thënë ajo.

E menjëherë pas këtij reagimi, janë deputet e VV’së, ata që kanë filluar të brohorasin, por që nuk ju ka zgjatur shumë, pasi që atyre u ka tërhequr vërejtjen, nënkryetarja e Kuvendit dhe bashkëpartiakja e tyre, Arbërie Nagavci.

Nagavci është kapur nga kamera gjatë seancën, duke ju kërkuar deputetëve që të heshtin dhe të mos bëjnë zhurmë.

Më poshtë keni reagimin e saj.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?