Lajme

Kaltrinë Demiri, inxhinierja e vetme që synon Parlamentin e Kosovës

Kaltrinë Demiri, kandidatja për deputete, e cila në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës mban numrin 66, është inxhinierja e vetme e Ndërtimtarisë në drejtimin e Hidros, që synon Parlamentin.

Ajo është e diplomuar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Poashtu, është e vetmja femër, e cila është duke punuar në projektin e Spitalit të Pediatrisë, i cili në kuadër të Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë që është në ndërtim e sipër.

Vlenë të theksohet se Kaltrina përkrah studimeve ka nisur paralelisht edhe të punoj në profesionin e inxhinieres, derisa eksperienca e saj mbi dhjetëvjeçare, përfshinë projektimin, menaxhimin dhe koordinimin e projekteve ndërtimore.

Kaltrinë Demiri është nga komuna e Lipjanit. Ajo meriton të përkrahet si në aspektin profesional, po ashtu edhe në përkushtimin e saj dhe familjes në aktivitetet e Lidhjes Demokratike të Kosovës. /Korrespodenti


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?