Lajme

Kalon provat – Ky është testi i ri që mund të ndryshojë “rregullat e lojës” përballë Covid-19

Një test i ri duket se do të ndryshojë “rregullat e lojës” në luftën ndaj koronavirusit. Mediat britanike njoftojnë se analiza e antitrupave për koronavirusin për 20 minuta ka kaluar provat e para qeveritare duke dhënë rezultate premtuese.

Sipas Daily Telegraph, testi që merr gjakun nga maja e gishtit ka treguar rezultate të sakta në masën 98.6 për qind. Kjo analizë u zhvillua nga Universiteti i Oksford-it dhe firmat britanike që merren me diagnostikimin e sëmundjeve. Qeveria pritet që t’i shpërndajë falas këto testime.

Testet aktuale që janë miratuar në Britani zgjasin shumë në kohë. Por zbulimi i ri mund të shpejtojë procesin dhe të bëjë që njerëzit të testohen nga shtëpia. Deri më tani janë prodhuar me dhjetëra testime, megjithatë të gjitha presin aprovimet nga shtetet përkatëse.

Shkencëtarët thonë se nuk ka prova që testi antitrupave do të thotë që një person është imun ndaj virusit.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?