Lajme

“Kallen” deputetët gjakovarë, Batusha i VV-së e Beqaj i PDK-së përplasen për Mimoza Kusarin

Deputetët nga Gjakova, Agon Batusha dhe Hajdar Beqaj kanë qenë të ftuar në një emision në RTV Dukagjini. Por dallim nga prejardhja krahinore, dy deputetët nuk e ndajnë edhe të njëjtën përkatësi politike.

Batusha është në VV, ndërsa Beqaj është deputet i PDK-së. E kjo ka mjaftuar që ata të përplasen ashpër në emision, duke kaluar një herë edhe në ofendime.

Por ata u përplasën për Mimoza Kusari-Lilën, shefe e grupit parlamentar të VV-së, që po ashtu ka rastisur të jetë nga Gjakova. Pra 3 gjakovarë qenë protagonistë të emisionit, dy prezentë në emision e një në mungesë (nga largësia). Por çka tha z. Beqaj, gjakovari më i moshuar në emision, për Kusari-Lilën, që më shumë gjasë mund të jetë liderja më jetëgjatë në pushtet pas Fadil Hoxhës, që po ashtu ishte gjakovar?!

LEXO EDHE:  E dhimbshme: Shkoi në mal për të marrë dru, 71-vjeçari nga familja Zekaj në Pejë vdes pasi preu këmbën me sharrë

“Në wc me shku një deputet, këta duhet me ndërpre seancën. Mfal a, mua më vjen keq nganjëherë prej Mimozës (Kusari-Lila v.j.) çka nganë nëpër atë sallë t’u i thirrë këta, herë njo, herë njo. Me keqardhje po e them, në çfarë gjendje e kanë pru, se janë deputetë të papërgjegjshëm.” – the Beqaj i PDK-së.

E këtu ndërhyri Batusha i VV-së, duke i thënë deputetit të PDK-së se po flet moralizma palidhje. Batusha e mbrojti zonjën Kusari-Lila ndoshta për shkak të funksionit që mban ajo, por ndoshta zelli për mbrojtje vjen edhe nga prejardhja e përbashkët nga Gjakova.

“Lere more mos bë moralizma palidhje, ti Mimozen e ke shajtë në baza personale. Ti në baza gjinore e ke ofendu zonjën Kusari, e sot këtu vjen më shet moral.” – ndërhyri deputeti Batusha.

LEXO EDHE:  Radoiçiq pranon se ka qenë në Banjskë më 24 shtator dhe se ka bërë të gjitha përgatitjet logjistike

PS: Nuk dihet nëse dy moderatorët e emisionit janë gjakovarë apo jo.