Lajme

“Kallash ju kisha vra”: Del tjetër video nga TikTok-u i gjyqtares shqiptare

Video të tjera kanë dalë në media të kryegjyqtares së Elbasanit Enkeleda Kapedanit. Disa video gjyqtarja i shoqëronte me këngë që flisnin për mafian dhe kokainën.

Në një video tjetër ajo shihet duke udhëtuar me automjetin e saj, po në shoqërinë e këngës së reperit të njohur Bardhi me titull “Lot”.

Ndryshe nga videot e tjera kësaj here gjyqtarja e shoqëron edhe me gjeste të turpshme, ku nën ritmet e muzikës ajo ngre gishtin e mesit.

Kujtojmë se sot do të merret vendimi nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për fatin e gjyqtares së Elbasanit Enkeleda Kapedani.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë do të paraqesë raportin e tij për shkeljet e konstatuara, pas nisjen së procesimit disiplinor të ndaj magjistrates, i iniciuar menjëherë pas bërjes publike të videove nga mediat shqiptare.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?