Lajme

Kajtazi: Qeveria Kurti po ua shtrenjton rrymën shqiptarëve, e po ua paguan serbëve

Gazetari Vehbi Kajtazi e ka kritikuar vendimin e fundit të Qeverisë për rritjen e çmimit të rrymës për qytetarët që shpenzojnë mbi 600 kWh rrymë në muaj.

Kajtazi ka shkruar se Qeveria Kurti vazhdon t’ua paguajë faturat serbëve në veri të vendit, që nuk e njohin Albin Kurtin si kryeministër, e as Kosovën si shtet.

Qeveria Kurti po ua shtrejton energjine elektrike shqiptareve qe e sollen ne pushtet, ndersa vazhdon t’ua paguaj faturat serbeve ne veri qe nuk e njohin ate si kryeminister, e as Kosoven si shtet”, shkroi ai në Twitter.

Qeveria ka vendosur ta aprovojë propozimin e ZRRE-së për ta shtrnjtuar energjinë elektrike për konsumatorët që shpenzojnë më shumë se 600 kWh rrymë në muaj.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje