Lajme

Kajtazi për fitoren e Kurtit: U dëshmua se nuk ka shtet të kapur, në një shtet të kapur nuk do të fitonte

Kryeredaktori i Gazetës Insajderi, Vehbi Kajtazi ka komentuar fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në krye me liderin e saj Albin Kurtin që njëherësh ka qenë edhe kandidat për kryeministër.

Kajtazi i ftuar mbrëmë në “Debat Plus” ka thënë se dje është dëshmuar se nuk ka shtet të kapur, përcjell Gazeta Insajderi.

“Sonte u dëshmua se nuk ka shtet të kapur, në një shtet të kapur nuk do të fitonte ai, në një shtet të kapur nuk do të organizoheshin zgjedhje kaq të lira”, ka thënë Kajtazi.

Tutje, sipas kryeredaktorit të Insajderit, një koalicion në mes të VV-së dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), do të ishte i mirë.

“Koalicioni më i mirë do të ishte PDK -Vetëvendosje në këto rrethana tani. Si parti e cila ka nisur në rrugë aktivitetin e saj, mendoj se ka arritur rezultat të jashtëzakonshëm”, ka thënë Kajtazi.

Tutje Kajtazi është shprehur se duke pas parasysh që nuk e kishte Thaçin dhe Veselin këtu.

“PDK ka dalë mirë në këto zgjedhje nëse marrim parasysh mungesën e Thaçit dhe Veselit”, ka thënë ai.

Ndërsa sa për LDK-në Kajtazi ka thënë se: “pagoi çmimin e rrëzimit të qeverisë në kohë pandemie”, kurse për Haradinajn, thotë se i ka gjasat më të mëdha të bëhet president”. /Insajderi.org


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?